Gjenden mbetje mortore të një të zhdukuri nga lufta në Veri të Mitrovicës

Në varrezat myslimene ne Veri te Mitrovicës edhe sot janë gjetur mbetjet mortore të një personi i cili ishte zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës.

Marketing

Më 6 gusht janë gjetur mbetjet mortore edhe të një personi.

Sipas dëshmitarëve, në pjesën lart të varrezave duhet të gjenden edhe 11 trupa dhe në pjesën e poshtme përtej rrugës edhe 9 të tjerë. Deri më tani në këto dy lokacione janë gjetuar mbi 55 persona te zhdukur, raporton RTK.

Së shpejti pritet të ketë lokalizim dhe gërmime të tjera po në këto lokacione

Edhe 2 dekada pas luftës, 1643 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur. Nga ky numër, pjesa më e madhe janë shqiptarë, të tjerët janë serbë dhe pjesëtarë të komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.