“Gjendet antitrupi monoklonal që bllokon koronavirusin”

Identifikohet një antitrup i ri monoklonal, i aftë të neutralizojë virusin SarCov2 në qeliza, duke sulmuar proteinën e tij S. Në këto përfundim kanë arritur studiuesit nga Universiteti i Utrecht, shkruan revista “Nature Communications”.

Marketing

Quhet 47D11 dhe është marrë nga antitrupat “chimera”, pra rrjedh nga qelizat njerëzore dhe miu. 47D11 ka treguar se mund të neutralizojë si koronavirusin e Covid-19, si atë të Sars dhe për studiuesit mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja në të ardhmen.

“Duhet të kemi më shumë se një antitrup në dispozicion për të filluar eksperimentet. Ne gjithashtu, me ekipin tonë kërkimor së bashku me atë të Pandolfit në Boston dhe atë të Universitetit të Torontos, aktualisht kemi dy antitrupa monoclonal. Ne po përpiqemi të testojmë dhe dëshirojmë të eksperimentojmë në Itali në fazën klinike së bashku me Kanadanë dhe Indinë. Tani jemi në pritje të një përgjigjeje nga institucionet”, tha Giuseppe Novelli, një gjenetist në Universitetin e Tor Vergata.