Gjendet armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës, policia jep detaje

Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur pesë ‘zolla’.

Marketing

Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani.

Tutje ai tha se këto mjete ushtarake të gjetura dyshohet se i përkasin ngjarjeve në Banjskë shtatorin e kaluar.

“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka deklaruar Elshani.

Marketing