Tek Liqeni i Dibrës është gjetur një bombë e vjetër dore
Në bregun e Liqenit të Dibrës në vendin e quajtur “kurora” dje është gjetur një bombë e vjetër dore.
Një kalimtar i rastit e ka vërejtur bombën në orën 13:35 minuta ku më pas ka raportuar në Stacionin e Policisë në Dibër.
“Rajoni u sigurua nga nëpunës policorë deri në orën 18, kur një nëpunës i autorizuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit e ka sekuestruar mjetin.
Konstatohet se bëhet fjalë për një bombë dore të prodhimit italian nga Lufta e Dytë Botërore, deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme nga Ohri.