Gjendet drogë, arrestohen dilerët

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se dje rreth orës 14.40 në Strumicë, policia ka arrestuar dy persona me iniciale V.L(37) dhe Z.Ç(34) që të dy nga Shtipi.

Marketing

Nga MPB njoftojnë se gjatë kontrollit që është bërë në automjetin e tyre “Seat Leon” është gjetur marihuanë dhe materie e bardhë pluhuri. Personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të dyve do të ngritët procedurë adekuate.