Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në komunën e Çashkës. Kryetari i kësaj komune Goran Stojanovski ka bërë të ditur se një vajzë 10 vjeçare ishte zhdukur dje, por e njejta është gjetur mëngjesin e sotëm e vdekur në lumin “Mala Reka”.
Vajza quhet Eshurime Beqirova dhe sot është gjetur e vdekur në lum rreth orës 09. Vogëlushen dje e kanë kërkuar gjatë gjithë ditës dhe mbrëmjes por nuk kanë arritur ta gjejnë.
“R.I.P. Pas zhdukjes së djeshme në fshatin Banjicë, 10 vjeçarja Eshurime Beqirova në ujërat e turbullta të Mala Rekës dhe pas kërkesës së djeshme, mëngjesin e sotëm është gjetur poshtë fshatit. Një humbje e madhe për banorët e komunës së Çashkës, shkollës Todor Janev në fshatin Çashkë, familjen Beqirov dhe gjithë ne. Ngushëllime familjes”, ka shkruar kryetari i komunës Stojanovski.
Fotografitë më poshtë janë nga kërkimi i vogëlushes.