Gjendet i braktisur në Shëngjin, jahti i një milioneri turk

Është gjetur një jaht luksoz nga policia kufitare e Shëngjinit ditën e sotme.

Marketing

Jahti u gjetur me dy motorrat e ndezur nga një peshkarexhe e cila e rimorkoi deri në Shëngjin.

Jahti ishte i tipit ‘Catamaran’ i gjatë 13 metra dhe i përket një milionieri turk pasi u gjetën pasaporta e pronarit si dhe dokumentacione të tjera.

Jahti është ankoruar në portin e Shëngjinit dhe kanë nisur hetimet.