Gjendet i rrahur rëndë imami nga Podujeva, tre persona arrestohen për vrasje në tentativë

Mbrëmë në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës një person është gjetur i lënduar rëndë.

Marketing

Rastin për Reporteri.net e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa në media u raportua se bëhet fjalë për imamin e xhamisë në këtë fshat, Zeqir Berisha.

Nga Policia për Reporteri.net kanë thënë se Berisha është dërguar për tretman mjekësor dhe lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë.

Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Personat e arrestuar janë:

1. B.M, mashkul 27vjeç
2. A.M, mashkul 28vjeç dhe
3. Sh.M mashkul 25vjeç,

Që të tre pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Marketing