Një person 49 vjeçar është gjetur dje pa shenja jete rreth orës 13:30 në një objekt industrial në zonën e Gazi Babës, bën të ditur policia.
“Me datë 13.01.2024 rreth orës 13:30 në SVR Shkup është raportuar se në objektin industrial në zonën e Gazi Babës, G.I.(49) nga Shkupi, i cili ishte i punësuar në objekt, është gjetur i vdekur. Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij”, njofton policia.
Sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik, siç thuhet, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.