Gjendet i vdekur në burg i akuzuari për vrasjen e dyfishtë në Kumanovë, dyshohet për vetëvrasje

Prokuroria Publike ka lëshuar urdhër për të kryer autopsi mbi trupin e të paraburgosurit të ndjerë në burgun e Kumanovës.

Marketing

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari D. F. nga fshati Gabresh i Kumanovës, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë, të motrës dhe nipit dhe tentim vrasjes së nipit tjetër, është gjetur i vdekur në burgun e Kumanovës.

Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vetëvrasje. Ministria e Brendshme vetëm e ka konfirmuar rastin.

D. Gj. ishte në paraburgim në pritje të gjykimit për vrasjen e dyfishtë dhe tentativën e vrasjes, e cila supozohej të niste pas përfundimit të hetimeve, pasi bëhej fjalë për një rast të gjerë.

Nga Prokurori njoftuan sot se është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe do të priten rezultatet e autopsisë.

Marketing