MPB ka njoftuar sr me 23 tetor 2024, në orën 10:00, në SPB Shkup është raportuar se në Institucionin Ndëshkimor-Korrektues në Idrizovë është gjetur i vdekur V. Gj., 45 vjeç nga Velesi, i cili po vuante dënimin në këtë burg.
Një mjek nga Ndihma e Shpejtë e konfirmoi vdekjen.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Ekipi i policisë nga SPB Shkup kreu inspektimin e vendit të ngjarjes.