Njësia mobile për masa kompensuese pranë Departamentit për çështje kufitare dhe migracion, dje rreth orës 16.30 në drejtimin rrugor nga Bogdanci deri në fshatin Furkë të Dojranit ka kryer kontroll ndaj një automjeti transportues “iveko” me targa të Strumicës të drejtuar nga B.G.(59) nga Strumica.
Siç ka informuar sot MPB, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 672 copë mall i brenduar për të cilët nuk është poseduar dokumentacion adekuat.
Për ngjarjen është informuar edhe prokurori publik, ndërsa personi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 285 të Kodit penal.