Një trup i pajetë është gjetur sot në lumin Drini në fshatin Krajk të Prizrenit.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje, teksa njofton se viktima nuk është identifikuar ende.
“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetë një trup i pajetë. Patrolla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjetë një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjetë nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, tha Bytyqi./