Gjendet pajetë shtetasi amerikan në Pogradec

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në Pogradec. Mësohet se 68-vjeçari kishte marrë një banesë me qira.

Marketing

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit.

“Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit”m thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing