Gjendet trupi i pajetë i një femre në ujërat e lumit Vardar

Me datë 25.05.2023 në orën 12:49 në SPB Shkup është raportuar se në ujërat e lumit Vardar, afër fshatit Novosellë, në Shkup është vërejtur një kufomë e gjinisë femër. Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi nga ekipi i palombarëve të Shkupit dhe me urdhër të prokurorit publik është dorëzuar për obduksion. Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një prokuror për zbardhjen e rastit, ndërsa po ndërmerren masa për identifikimin e identitetit.

Marketing