Gjendet vetura e djegur me të cilën u plaçkitë NLB Tutunska Banka (FOTO)

Një karikator pistolete brenda bankës NLB Tutunska në lagjen “Butel 1” dhe vetura e djegur e hajnave është gjendur deri më tani nga pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, disa minuta pasi hajnat kishin sulmuar rojën e bankës, E.E. 26 vjeç, ndërsa janë vjedhur tani për tani një shumë e panjohur e parave.

Marketing

Gazeta KOHA nga burime zyrtare policore merr vesh se vetura e llojit “Golf 5” ngjyrë hiri e djegur është gjendur në afërsi të Lumit “Serava” tek varrezat e qytetit në Butel, ndërsa në filialin e bankës në “Butel 1” po vazhdojnë hetimet, ndërsa kërkohen 4 persona.

Vjedhja, siç shkruan KOHA, në polici është raportuar në ora 10:30, ndërsa autorët e vjedhjes, pasi kanë djegur Golfin, kanë arritur të largohen me Golf 5 tjetër në drejtim të panjohur deri më tani. Gjatë ditë, Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se do të dalin më detaje rreth ngjarjes. (koha.mk).

Marketing