Gjendja e emergjencës në Spanjë, 1500 të prekur me koronavirus për 24 orë

Vijon të përhapet me shpejtësi virusi Covid-19 në Europë. Kësaj radhe shifra të frikshme vijnë nga Spanja.

Marketing

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 132, ndërsa të prekurit kanë arritur në 5700 duke u shtuar me 1500 persona në 24 orët e fundit.

Me këto të dhëna, Spanja bëhet vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi, me Italinë në vend të parë, ku numri i personave të infektuar ka shkuar mbi 15 mijë.

Pas të dhënave alarmante, qeveria spanjolle u mblodh dhe shpalli gjendjen e emergjencës, për herë të dytë në historinë e vendit.