Gjendja e jashtëzakonshme, nesër mblidhet Kushtetuesja

Nesër, gjykatësit kushtetues do ta shqyrtojnë nëse gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, është kushtetuese dhe ligjore. Dokumenti nga vendimi për vërtetimin e gjendjes së jashtëzakonshme i miratuar më 18 maj ka pesë pika. Në Kushtetutë do ta shqyrtojnë veçmas pikën e katërt.

Marketing

Dokumenti pika 4″

“Për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, miraton dekrete me fuqi ligjore.”

Përveç nevojës për gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit korona, gjykatësit do ta analizojnë edhe pjesën e dekreteve qeveritare që janë miratuar në periudhën e kaluar. Nisma rreth të cilës do të diskutohet nesër në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur nga një person fizik, ndërsa në mënyrë plotësuese është formuar lëndë pas vendimit të dytë të Pendarovski për të shpallur gjendje të re të jashtëzakonshme dhe rasti do të shqyrtohet në ndonjë seancë të ardhshme. Kryetari i gjykatës, Sali Murati, në një intervistë për Agjencinë Informative Maqedonase thotë se deri tek ta kanë mbërritur shumë nisma të cilët i referohen pjesës së dekreteve të Qeverisë dhe ligjshmërisë së tyre.

Deri më tani kemi marrë iniciativa për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e pothuajse të gjitha dekreteve të miratuara nga Qeveria. Bëhet fjalë për një fluks të madh të rasteve të reja brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe shumica prej tyre tashmë janë dorëzuar për t’u punuar, pas çka ritheksoj se menjëherë pasi të përgatiten raportet për këto raste, do të jenë në rendin e ditës për vendimmarrje- deklaroi Sali Murati, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Pikërisht dekretet e Qeverisë që në gjendje të jashtëzakonshme kanë fuqi ligjore, e kanë hapur dilemën nëse ato do të jenë të vlefshme vetëm përderisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme. Disa ekspertë kushtetues të konsultuar nga Alsat theksuan se dekretet qeveritare vlejnë vetëm për sa kohë zgjatë gjendja e jashtëzakonshme. Më pas vendimet duhet të shqyrtohen nga Parlamenti dhe të njëjtat të vërtetohen. Ministria e Drejtësisë duke u thirrur në përvojën e Komisionit të Venecias, theksoi se dekretet e qeverisë mund të mbeten në fuqi edhe pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Por, më pas, natyrisht, Kuvendi duhet të konfirmojë masat e marra në rrethana të jashtëzakonshme. Pas një periudhe të caktuar kohore dhe në mungesë të konfirmimit nga parlamenti, ato pushojnë të vlejnë, sqaruan për Alsat nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing