Gjendja e jashtëzakonshme, Zaev: T’u përmbahemi rekomandimeve

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se tani e rëndësishme është që t’i ndjekim dhe t’u përmbahemi rekomandimeve të institucioneve kompetente. Në atë mënyrë ne mund të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit tonë dhe parandalimin e koronavirusit.

Marketing

“Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, shpallja gjendjes së jashtëzakonshme do të kontribuojë në zbatimin e shpejtë dhe efikas të masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, njëkohësisht edhe për masat ekonomike për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët. Edhe një herë dua që t’i falenderoj të gjithë ata që janë të përfshirë në luftën kundër virusit, punonjësve të shëndetit, oficerëve të policisë, pjesëtarëve të ushtrisë, zyrtarëve, institucioneve dhe mediave. Përgjegjësi shtetërore është të jemi bashkë dhe vuajtjen mund të ndajnë së bashku jemi më të fortë dhe çdo qytetar është i rëndësishëm”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.