Gjendja e jashtëzakonshme,Qyteti i Shkupit lehtëson procedurat

Nën qiell të hapur dhe në një séance të jashtëzakonshme këshilltarët e Qytetit të Shkupit vendosën t’u mundësojnë banorëve të kryqytetit lehtësira të shumta komunale dhe tatimore, në këtë kohë të jashtëzakonshme nga pandemia e shkaktuar nga virusi korona.

Marketing

“Ulëm tarifën e shrëbimeve komunale për marrjen me qira të hapësirave publike nga 15 në 5 denarë për metër katëror, aq sa është çmimi minimal i lejuar me ligj për këtë vit. Lehtësuam tatimet afariste nga 7 mijë në 4 mijë denarë, aq sa parashikon ligji. Anuluam kredinë për ndërtimin e Luna Parkut të ri. Do të marrim kredi në të njëjtën vlerë për ndërtimin dhe rekonstruimin e infrastrukturës rrugore e aktivitete ndërtimore të cilët do ti ndërmarin kompanitë tona vendore. Taksat komunale për ndërtesa me tatime mbi 1 milion euro do të mund të paguhen në 18 këste, në vend 12 siç ishte deri tani. U rekomanduam drejtuesve të shkollave të mesme që t’i lirojnë nga pagesa të gjithë qiramarrësëve të hapësirave të tyre shkollore për aq kohë sa zgjat gjendja e jashtëzakonshme”, u shpreh kryetari qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme nuk do të bëhet as pagesa e detyrueshme të tatimit vjetor. Shilegov u apelon atyre të cilët kanë mundësi, që obligimin ligjor të kryejnë në formë elektronike, të tjerët pas përfundimit të krizës.

Bëhet fjalë për gjithesej 170 mijë vendime që çdo vit shqiptohen për tatimin vjetor.

“Edhe pse vendimet për shlyerje të tatimit kanë afat caktuar, kjo nuk do të shikohet kaq rreptesisht , sepse këto vendime u dërguan deri tek qytetarët para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Megjithatë në bazë të zhvillimit të situatës, këtë pjesë të obligimeve, qytetarët do të duhet t’i shlyejnë pa mëdyshje”, theksoi Shilegov.

Shillegov tha se Qyteti i Shkupit gjatë vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë huazim dhe aktualisht në xhirollogarin e tij ka rreth 850 milion denarë.

Marketing