Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njofton se në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë nga ana e Maqedonisë, qytetarët që kalojnë u duhet të presin nga 15 deri në 30 minuta për shkak të lëvizjeve të madh të veturave në drejtim të Greqisë dhe Serbisë.
Ne vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Nga LAAM gjithashtu njoftojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë qyteteve është rritur.