Gjendja e rrugëve në vend

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Marketing

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

STRABAG AG njofton se nga data 24.08.2021, për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në rrugën eksprese A4 Shtip-Radovish, nga ora 17:00 komunikacioni në pjesën Buçim-Radovish, do të realizohet nëpërmjet rrugës paralele me shpejtësi të kufizuar prej 30-60 km/orë. Rikahëzimi do të bëhet për shkak të kryerjes së punëve të asfaltimit në pjesën e njëjtë të rrugës kryesore.

Viadukt Trejd njofton se më 24.08.2021 në periudhën prej 10:00 deri më 16:00, do të vlejë ndryshimi i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në kohëzgjatje prej 45 – 60 ditëve, me mbyllje të plotë të aksit gjatë kryerjes së aktiviteteve ndërtimore – asfaltim I Rrugës rajonale R1202, aksi Hanet e Mavrovës – Zhirovnicë.