Gjendja me Covid-19, Pendarovski fton Këshillin për Siguri

I nxitur nga gjendja aktuale me pandeminë Covid-19, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për nesër ka thirrur Këshillim për siguri.

Marketing

Mbledhja do të mbahet në Kabinetin e presidentit, në ora 14:00 dhe në të do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Do të diskutohet për masat dhe aktivitetet që janë ndërmarrë nga institucionet shtetërore për parandalim të shpërndarjes së virusit Covid-19.