Pushimi dimëror trejavor do të mbahet në periudhën e rregullt në pajtueshmëri me kalendarin e MASH- it . Kështu vlerëson ministrja e arsimit Milla Carovska, e cila tha se nuk ke nevojë për ndryshimin e pushimit dimëror për nxënësit, sepse periudha me Covid 19 në vend është stabile.
Ajo më tej shtoi se në rast se gjendja me Covid 19 ndryshin në mënyrë drastike për shkak të rrezikut nga omikron, athërë MASH në bashkëpunim me Komisionin për sëmundje ngjitëse do ta shqyrtojë sitiuatën për mbrojtje të shëndetit publik.
Mësimi me prani fizike sipas saj deri më tani ka treguar rezulatate të shkëlqyeshme.
“Po respektohen protokollet, po mbrohet shëndeti publik dhe nxënësit posedojnë kushte adekuate për ndjekjen e mësimit. Skriningu që u realizua nga MASH bëri të ditur se gjendja është stabile. MASH çdo ditë mbledh të dhëna nga shkollat ku përqindja e rasteve pozitive nuk rritet më shumë se 0. 3 përqind, ndërsa dy javët e fundit nuk është më shumë se 0.02 përqind” – tha Ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Këto komente Carovska i bëri gjatë vizitës në fakultetin e bujqësisë, nga ku njoftoi se MASH do të investojë në këtë fakultet me qëllim të rritjes së numrit të studentëve që kohëve të fundit ka pësuar rënie të dukshme.