Gjendja me Covid19/ Pendarovski nesër mbledh Këshillin e sigurimit

Presdienti i shtetit Stevo Pendarovski nesër në orën 14:00 në presdiencë ka thirrur në mbledhje këshillin sigurimit
Në mbledhje , krahas anëtarëve të këshillit, me ftesë të presidentit do të marrin pjesë edhe kreu u armatës Vasko Gjurçinovski , drejtori i agjensisë për kundërzbulim Erolld Musliu, drejrori i agjensisë për sigurim kombëtarë Viktor Dimovski , zv/kryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska , ministri i sëndetësisë Venko Filipçe si dhe ajo e financave ,Nina Angellovska.
Temë e diskutimit do të jenë masat e Qeverisë për mbrojtje dhe dalje nga kriza ekonomike e shkaktuar nga COVID-19.

Marketing

Pas mbledhjes, në konferencë për media do të dalë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.