Gjendja në burgje, Lloga: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do t’i dërgojë letër presidentit të vendit, Stevo Pendarovski, me të cilën do t’i kërkojë të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar rreth gjendjes në burgjet e vendit.

Marketing

Kështu bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, nga e cila theksojnë se në këtë takim, ministri Lloga do të kërkojë shqyrtimin e situatës në burgjet e vendit dhe situatën me mbi 2,800 të dënuar me akt udhëzimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit, për shkak të mungesës së hapësirave, e të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë shoqërinë dhe mundësinë që veprat e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë të inkurajohen që t’i përsërisin të njëjtat. Ministri, Krenar Lloga, do t’i dërgojë një letër të veçantë për informacione ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK-së dhe Agjensionit të Zbulimit.