Gjendja në Ukrainë, MPJ me njoftim të rëndësishëm

Për shkak të pyetjeve të shumta në lidhje me situatën në dhe rreth Ukrainës, me fokus të veçantë rreth situatës së shtetasve tanë, na lejoni të ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e monitoron nga afër situatën dhe po i bën të gjitha përpjekjet për t’iu dalë në ndihmë shtetasve tanë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për evakuim.

Marketing

Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi me kohë për përkeqësimin e situatës së sigurisë me apele të vazhdueshme për t’u larguar nga Ukraina përderisa një gjë e tillë ishte ende e mundur, gjë që e shfrytëzuan mbi 20 qytetarë tanë.

Njëkohësisht informojmë se për momentin po vazhdojnë përpjekjet për tërheqjen e qytetarëve tanë nga Ukraina. Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me pothuajse të gjitha vendet mike dhe aleate dhe për momentin ky është prioriteti kryesor i Ministrisë.

Situata në Ukrainë po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, por informacionet për momentin tregojnë se asnjë nga qytetarët tanë nuk është lënduar e as nuk është në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Informacionet ndryshon nga ora në orë, dhe të njëjtat, në këtë moment, për shkaqe sigurie dhe praktike nuk mund t’i ndajmë. Në fund të ditës presim informacione më të plota dhe të njëjtat pastaj do të publikohen.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj

Marketing