Mbështetja për Hekuran Dukën vjen edhe nga Kosova.
Tanimë karvanit të fitores i japin shtysën e fuqishme edhe bartësit e luftës së UÇK’së të Kosovës dhe të Maqedonisë, ku me prezencën e tyre, me fjalët e matura dhe me përkrahje të plotë Daut Haradinaj, së bashku me kryetarin e parë shqiptar të parlamentit të R.M.V Talat Xhaferi, kishin ardhur enkas për të mbështetur Hekuran Dukën dhe BDI’në.
Duhet të theksohet fortë se këta njerëz vinë në mbështetje të një kandidati i cili ka një plan konkret, të formuluar nga takimet me çdo banor, një vizion të qartë për Dibrën dhe të mbushur me vullnet, dhe jo si kundërkandidati i cili nuk mban as shënime pë kerkesat me ato pak qytetarë që takohet, se program dihet që nuk ka pasur as tentativën e parë as tani.
Ndër tjera, me prezencën e tyre, shtysë kësaj fitoreje i dhanë zv/drejtori i doganës Irfan Buci, shefi i shtabit zgjedhor Izet Mexhiti, Arsim Papraniku , Ylli Marku, gjeneral Gëzim Ostreni, si dhe Dibranë gjigandë të biznesit në Maqedonin e Veriut.
E gjithe kjo flet se BDI ka mbështetje të pa rezervë dhe kjo njëkohësisht është garancë e fitores së padiskutueshme të Hekuran Dukës, dhe sukses i garantuar i mandatit të tij!