Gjenerali i luftës, paqës dhe politikës

epa05671077 Leader of the Democratic Union for Integration DUI Ali Ahmeti reacts during early parliamentary elections at a polling station in the village of Zajaz, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 11 December 2016. Some 1.7 million voters are called to take part in parliamentary elections to elect 130 members of the Parliament. The elections are part of a reform package agreed with EU and US mediation in order to bring an end to a years long political crisis in the country, following opposition's revelations about massive wiretapping of over 20 thousand people. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Koment TetovaSot

Marketing

Dyzet e ca vjet ose thënë më saktë gjithë jetën e tij ,Ali Ahmeti mbeti ajo figura kryesore tek shqiptarët .Ai mbeti ai gjenerali dhe më pas politikani unik ndonjëherë edhe i mistershëm në jetën ilegale , aty ku gatuhej ideali i lirisë për ti dhënë fund një robërie të tmerrshme .
Kur ai përndiqej nga struktura të rrezikshme , të tjerët vishnin shaminë e Titos dhe prisnin të shihnin stafetën.
Kur ai përgatiste me ekipin e tij atë që do ndodhte më vonë në luftërat për liri, dikush kishte frikë nga hijet dhe jo të merrej më të tilla veprimtari .
Nga Pavarësia ai i dha mundësi politikës , por ata nuk mundën ta shmangnin luftën kursesi.Një decenie më vonë nga pavarësia , plasën armët sepse të drejtat nuk vinin dot në mënyra tjera .

Konflikti shpërtheu me djemtë më të mirë të kombit që dolën ta ndalin dhunën serike mbi shqiptarët . Atë kishin mundësi ta merrnin përsipër të gjithë , por shumë prej politikanëve që janë në skenë tani, jo që nuk e patën atë guxim, por ia mbathën.Ali Ahmeti me ushtarët e lirisë arriti të ndryshojë një mendësi të keqe në politikën nacionaliste maqedonase .Cfarë mund të ndryshonte pa konflikt ?!
Pastaj ai veshi kostumin e politikës në një kohë kur gjakërat ishin akoma më shumë të ndezura sepse ai dirigjoi konfliktin në një vend që nuk të linin të jetosh dhe jo më tua ktheje armët pashmangshem .Askush nuk mund tia kthente shtetit në këtë monedhë sic bëri Ali Ahmeti.Por kur lufta ndalet atëherë duhet të ndërtohet paqja dhe e ardhmja që ishte e tmerrshe të imagjinohej se gjërat do arrinin deri në këtë pikë.Sot dy komunitetet janë më të ofruara.Natyrisht se në rrugëtimin politik ka patur edhe dështime, por Ali Ahmeti me mjeshtëri ka kryer një proces të ndërlikuar .Natyrisht se ka mundur të bëhej akoma më shumë por Ali Ahmeti ka qenë i vetëm në front edhe me maqedonasit edhe me kundërshtarët e tij politik që nuk kanë kursyer akuza të ashpra ndaj tij edhe duke përligjur cdo gjë .Ai duroi sepse njerëzit e rezistencës nuk janë euforik dhe emocional.Kjo i dha atij fitoret serike dhe me mjeshtëri ai arriti që po aq sa luftën ta ndërtojë edhe paqën.
A ka përgjigje më të mirë se sa ajo që tha Edi Rama për të?!
Ahmeti ka ndryshuar të gjithë sistemin institucional dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarëve u shpreh Rama.Ai e tha me pak fjalë gjithë veprimtarinë e tij politike , atë që duhet ta bëjnë politikanët tjerë në Maqedoni nëse duan një ditë ta kenë pushtetin .