Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka
pritur në takim ish komandantin e lartë të NATO-s, gjeneralin Wesley
Clark.
Miqtë dhe aleatët tanë të SHBA-së gjithmonë kanë qenë forca e cila na ka
mbështetur në kohët më të vështira e gjithashtu edhe në momentet më të
mira të popullit tonë, është shprehur Ahmeti gjatë takimit me
gjeneralin, Clark.
Më tej, Clark i ka thënë Ahmetit se ka pasur rol legjendar në ndërtimin
e këtij shtetit dhe se z. Ahmeti është një legjendë e gjallë.
“Keni patur rol legjendar në ndërtimin e këtij shteti, ju z. Ahmeti jeni
një legjendë e vërtetë. Keni ndërtuar një parti e cila po shndërohet në
kurriz të stabilitetit të vendit. Transformim fascinant për këtë vend që
mund të përfundonte në jostabilitet, u bë një shtet i fuqishëm i
stabilitetit”, është shprehur kështu Clark.
Kryetari Ahmeti dhe gjenerali Clark biseduan edhe për anëtarësimin e
Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, ndihmën që Shtetet e
Bashkuara të Amerikës e kanë dhënë në këtë drejtim, rolin konstruktiv të
vendit, ndërtimin e shoqërisë së barabartë si dhe sfidat që vendi i ka
në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Clark kishte një rol të veçantë në misionin e tij për vendosjen e paqes
në Ballkan. E me këtë rast Ahmeti e ka falenderuar Gjeneralin dhe NATO-n
duke theksuar se të gjithë të arriturat janë të përbashkëta dhe se si
vend e si popull jemi përjetësisht mirënjohës ndaj tyre.
Gjenerali Clark shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin
fuqishëm progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë sfera
përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik, për një të ardhme më të mirë të
vendit.
Në fund të takimit është vlerësuar se NATO-së, nuk do t’i harrohet
asnjëherë kontributi që e ka dhënë në shpëtimin e vendit nga tragjedia.