Gjeneratorë fotovoltaik edhe në Poliklinikën Jane Sandanski

Para së gjithash të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve, por edhe të jemi çdoherë në dispozicion, kjo është qasja që si ekip menaxhues e kemi pranuar dhe të cilës i përmbahemi.

Marketing

Prandaj, gjatë ditës së djeshme vizituam Poliklinikën Jane Sandanski ku në fazën përfundimtare është vendosja e gjeneratorëve fotovoltaik, sistem me të cilin do të prodhojmë energji elektrike për nevojat e poliklinikës nga burimi i ripërtërirë dhe ekologjik i energjisë – dielli.

Ky është sistemi i katërt, të cilin e kemi vendosur, pasi para 13 muajve i lëshuam në përdorim gjeneratorët fotovoltaik në poliklinikat Bit Pazar, Bukuresht dhe Çair.

Ishim institucioni i parë publik që ka bërë një gjë të tillë dhe inkurajojmë të gjitha të tjerat të përcjellin shembullin tonë, që të jemi së bashku të përgjegjshëm dhe të mbrojmë qytetin tonë, vendin tonë, planetin tonë, por para së gjithash të mbrojmë shëndetin tonë, thuhet në njoftimin e IPSH Shtëpia e shëndetit Shkup.

Marketing