Në organizim të Forumit botëror ekonomik sot mbahet tubim në Gjenevë, i titulluar “Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor”.
Tubimi në Gjenevë për Ballkanin Perëndimor do të jetë mundësi për bisedime rreth pasojave nga referendumi në Maqedoni, gjendjes së sigurisë dhe bisedimeve të cilat po zhvillohen mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe analizës së gjendjes në BeH para zgjedhjeve të prëgjithshme këtë fundjavë.
“Dëshirojmë të diskutojmë në nivel më të alrtë edhe për pasojat nga referendumi i pardjeshëm në Maqedoni, gjendjen e sigurisë dhe bisedimet, të cilat po zhvillohen mes Kosovës dhe Serbisë, të analizohet gjendja në BeH para zgjedhjeve këtë fundjavë. Kështu që, ka mjaft sfida politike dhe të sigurisë dhe prandaj është mirë të jemi vazhdimisht të pranishëm në lloje të këtilla të forumeve të nivelit më të lartë”, deklaroi kryeministri kroat Plenkoviq.
Në organizim të Forumit ekonomik botëror sot në Gjenevë mbahet tubimi i quajtur “Dialogu strategjik i Ballkanit Perëndimor”, ku do të flasin presidentë të shteteve apo kryetarë të qeverive, si dhe ministra nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Mali i Zi, Gjermania, Sllovenia, Serbia, Zvicra dhe Turqia.
Plenkoviq thotë se qëllimi i takimit të sotëm është të diskutohet si shtetet nga Evropa Lindore mund të shkojnë përpara drejt qëllimeve të veta themelore, anëtarësimit në BE, në çka Kroacia mund të ndihmojë.
“Dëshirojmë të shohim si do të zgjidhen disa çështje thelbësore edhe politike edhe të sigurisë dhe gjithashtu të ndihmojmë në transferin e njohurisë në pikëpamje të asaj që ato vende mund të presin në suaza të negociatave. Ai është pozicioni ynë strategjik dhe mendoj se është me rëndësi, duke u përgatitur për kryesimin tonë për fillimin e mandatit të komisionit të ri dhe Parlamentit të ri evropian, kryetarit të ri të Këshillit evropian, ta intensifikojmë këtë proces në gjysmën e parë në vitin 2020 kur do të kryesojmë me Këshillin e BE-së”, tha Plenkoviq.