Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, ka pësuar humbje 3:0 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Ligën e Kombeve.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, përkundër faktit që të përzgjedhurit e trajnerit Bllagoja Milevski tentuan disa herë rrjetën.
Fraksioni i dytë foli në tërësi për miqtë të cilët shënuan 3 gola.
Fillimisht Zivzivadze në minutën e 52-të zhbllokoi sfidën, ndërsa në të 62-të Kvaratskhelia ngriti epërsinë në 2:0. Miqtë nuk u ndalën me kaq pasi 6 minuta para fundit Kiteishvili fiksoi rezultatin përfundimta në 3:0. Në këtë mënyrë përfaqësuesja e vendit e komplikon kualifikimin në Europianin e vitit 2024, nëpërmjet Ligës së Kombeve pasi momentalisht renditet në vendin e dytë në grup me 4 pikë, 5 më pak se Gjeorgjia e cila renditet e para.