Gjeorgjia pret fituesin e sfidës Maqedoni-Kosovë

Kombëtarja e Gjeorgjisë u kualifikua në finale të Ligës së Kombeve dhe pret fituesin e përballjes në mes Maqedonisë dhe Kosovës. Një gol mjaftoi që kjo përballje të vendoset, duke drejtuar skuadrën vendase në finale.

Marketing

Momenti vendosës ndodhi në minutën e 7-të, kur Zollotov ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj Okriashvilit, ndërsa arbitri tregoi në pikën e bardhë. I sigurtë nga pika e bardhë ishte Okriashvili. Vendasit kontrolluan ndeshjen deri në fund të takimit, duke mos lejuar që Bjellorusia të arrijë të krijojë më shumë raste para portës së tyre.