Gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë para gjumit

Mbase jeta juaj aktuale po ju duket një lëmsh, dhe ky është pikërisht momenti i përshtatshmëm që pas një dite të lodhshme të bëni një gjumë të rehatshëm. Por duhet të dini se asgjë në këtë jetë nuk vjen falas, asnjë gjumë i qetë dhe sigurisht as suksesi.

Marketing

Ndaj përpara se të flini hidhini një sy këtij artkulli dhe përpiquni të bëni njërën nga këto gjëra që njerëzit e suksesshmëm bëjnë para gjumit.

Shënoni në axhendë
Axhenda juaj nuk ka pse të jetë me doemos një bllok me kapak të lustruar, edhe një copë letër e kryen misionin e saj për të mbledur idetë tuaja për ditën tjetër. Mos e anashkaloni, njerëzit e suksesshëm gjithmonë u kushtojnë kujdes ideve të tyre.

Bëni një përmbajtje
Si ishte dita juaj e sotme? Nëse para se të flini bëni një përmbajtje të gjërave të cilat bëtë mirë apo keq sot, me siguri nesër do të ngriheni me ide më të qarta.

Falënderoni veten
Para se të flini merrni pak kohë për të falenderuar veten. Falë vetes tuaj jeni aty ku jeni sonte. E mirë apo e keqe qoftë kjo situatë merita ju takon vetëm ju