Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni

I akuzuari për shumë skandale në shtetin e Kosovës, çuditërisht ishte përzgjedhur si ambasador i Kosovës për në Maqedoni, shkruan Parrotlla.

Marketing

Pas deklaratave skandaloze të fundit për shtetin e Turqisë, Dedaj ishte kritikuar ashpër nga komuniteti turk në Kosovë dhe jashtë saj.

Poashtu ishin paralajmëruar edhe protesta të njëpasnjëshme nga komuniteti turk në Kosovë dhe në Maqedoni.

E pas presioneve të vazhdueshme duket se qëllimi është arritur, Gjergj Dedaj nuk do të jetë ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Marketing