Me shënimin e vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, sot në ora 14:00 në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në Shkup, nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti do të organizohet promovimi i trilogjisë “Gjergjat në drita përkrenaresh” të autorit Avni Dehari.
Trilogjia “Gjergjat në drita përkrenaresh”, përkatësisht romanet” “Dragoi”, “Udhëkryqi”, dhe “Flakadanët e lirisë” të Avni Deharit ngërthejnë një shtrirje epike të mahnitshme që nga shtatzënia e Vojsës në Gjergjin që do të bëhej kryetrim i Arbërisë, e deri në ditën e kortezhit të përzishëm të Kastriotit në Lezhë. Kohërisht drama e trilogjisë shtrihet në kufij të gati shtatëdhjetëvjeçare të mesjetës shqiptare.