Gjermani, 5 viktima nga zjarri, katër prej tyre fëmijë

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Nyrenberg të Gjermanisë. Si pasojë e një zjarri në banesë, 5 persona kanë humbur jetën.

Marketing

Sipas autoriteteve, 4 prej viktimave janë fëmijë. Një ishte foshnjë dhe tre të tjerët, 4, 5 dhe 7 vjeç.

Mes viktimave ishte edhe një grua 34-vjeçare. Katër të rritur të tjerë mundën të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo serioze për jetë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.