Një autobus me targa të Serbisë, i cili po udhëtonte nga Beogradi drejt Stokholmit, u përmbys sot në autostradën e Gjermanisë midis Staakoë dhe Freiwalde.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 19 persona, ku 9 prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.
Një numër i madh automjetesh madje dhe helikopterë janë angazhuar për të shpëtuar të plagosurit.
“Gjashtë helikopterë shpëtimi, 30 automjete shpëtimi dhe 12 ambulanca janë në shërbim. Përveç kësaj, kanë mbërritur zjarrfikës me 22 automjete”.