Gjermani, “Deutsche Bank” pushon 10 000 punonjës

Gjiganti bankar gjerman që ndodhet në vështirësi, “Deutsche Bank”, ka përgatitur javët e fundit një plan për të larguar nga puna rreth 10 000 punonjës në të gjithë botën, ose një punonjës në 10 njoftoi sot “Wall Street Journal”.

Marketing

Institucionet drejtuese të “Deutsche Bank” do të mblidhen nesër në Frankfurt bashkë me aksionerët në një asamble të përgjithshme.

Ato pritet të përballen me shumë kritika nga ana e investitorëve që janë të pakënaqur me rrugën e dëmshme të këtij veprimi dhe me performancën e ulët të operacioneve të bankës.

Banka kryesore gjermane ndërroi drejtorin në prill, gjermani Christian Sewing u zëvendësua nga britaniku John Cryan, pas tre vitesh humbje të vazhdueshme dhe një rënie të vlerës në bursë me rreth një të tretën që prej janarit, pasi investitorët nuk besojnë më në aftësinë e bankës për t’u rimëkëmbur në mënyrë të qëndrueshme.

Marketing