Gjermani, Erdogani pritet me protesta

Vizita e Erdoganit në Berlin nuk kaloi pa protesta. Disa prej demonstruesve e quajtën turp për Gjermaninë, të tjerë thërrisnin se Erdoani është një fashist e diktator që e ka vendin në Hagë. Vetë motoja e tubimeve të indinjatës ishte “Erdoan nuk je i mirëpritur”.

Marketing

Ishin organizata turke, kurde dhe gjermane ato që bënë thirrje për të dalë në rrugë kundër vizitës së presidentit turk. Në fjalimet e tyre aktivistët thanë se kjo vizitë pompoze ishte jo vetëm një vlerësim i panevojshëm i regjimit të Erdoganit, por edhe një shuplakë për të gjithë mbështetësit e demokracisë që janë burgosur, shtypur apo torturuar”.

Protesta ishte përgjithësisht paqësore, me përjashtimin e një incidenti kur një grup njerëzish hodhën gurë dhe shishe drejt policisë. Mbështetësit e liderit turk nga ana tjetër do të mblidhen në xhaminë e madhe të Këlnit, drejtuesit e së cilës shkruan në Facebook se dëshirojnë që ceremonia atje të jetë një shembull i bukur i afrimit të komuniteteve dhe i kërkuan pjesëmarrësve të mos marrin banderola politike e të mos hedhin slogane.

Për shkak të valës së madhe të kritikave ndaj ndalesës së Erdoganit, si kryebashkiakja e Këlnit Henriette Reker, ashtu edhe kreu i administratës lokale Armin Laschet vendosën të tërhiqen nga eventi.

Liderit turk ndërkohë iu bë një pritje e ngrohtë nga homologu gjerman Frank Walter Steinmeier, darka shtetërore e të cilit u bojkotua nga disa politikanë të opozitës. Banketin e anashkaloi edhe vetë Angela Merkel.