Policia gjermane ka konfirmuar se janë duke hetuar vdekjen e tre personave, trupat e të cilëve u gjetën me shigjeta harku në to në një dhomë hoteli në Bavari, transmeton Anadolu.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se punonjësit e hotelit në qytetin Passau gjetën trupat dhe dy harqe në dhomë.
Policia tha se tre viktimat, të cilat u gjetën të shtunën, ishin një burrë 53 vjeç dhe dy gra të moshës 33 dhe 30 vjeç, të gjithë shtetas gjermanë.
Ata theksuan se nuk është e qartë se çfarë ishte marrëdhënia e tyre, çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit ose se si saktësisht vdiqën të tre.
DPA raportoi se prokurorët kanë urdhëruar një autopsi.