Gjermani: Gruaja e harron burrin shqiptar në kolonë

Një rast i rrallë ka ndodhur në Gjermani të shtunën në autostradën A7.

Marketing

Një burrë nga Shqipëria është harruar në kolonë nga gruaja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Fussen në tunelin kufitar.

Policia në Bayern është informuar se një person po ecte në këtë tunel.

Ai iu kishte thënë policëve se shkaku i bllokimit të rrugës dhe krijimit të kolonave të gjata kishte dalë nga vetura për të pirë cigare.

Dhe papritur ishte harruar nga gruaja e tij pasi bllokimi i rrugës ishte hequr, raporton RTL.

Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë.

Pas kësaj shqiptari arriti të kontaktonte gruan me telefon.

Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku.