Gjermani: Kërkohet shtrëngimi i shpejtë i masave kufizuese për COVID-19

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u bëri thirrje 16 shteteve federale të vendit që të vendosin kufizime më të ashpra sa më shpejt në përpjekje për të ngadalësuar një valë të tretë të koronavirusit dhe të mos presin derisa të miratohet një ligj kombëtar për masat.

Apeli i tij erdhi teksa numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit dhe vdekjeve të shkaktuara nga ky infeksion u rrit më shifrën më të lartë që nga 8 janari, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI).

“Ne e dimë nga vjeshta e kaluar se çfarë ndodh kur nuk veprojmë shpejt”, u tha Spahn gazetarëve, duke shtuar se mjekët presin që rreth 6 mijë pacientë të jenë në kujdes intensiv deri në fund të muajit.

Marketing

Presidenti i RKI, Lothar Wieler, e përshkroi situatën në spitale si “dramatike” dhe u bëri thirrje politikanëve të ndërmarrin veprime për të thyer valën e tretë tani.

Gjermania po përballet me një variant më të transmetueshëm të COVID-19 pesë muaj para zgjedhjeve kombëtare, në të cilat konservatorët e kancelares Angela Merkel parashikohet të pësojnë humbje të mëdha.

E irrituar nga dështimi i disa rajoneve për të zbatuar kufizime më të ashpra me gjithë rastet në rritje, Merkel dëshiron që parlamenti t’i japë qeverisë federale kompetenca të përkohshme për të zbatuar bllokimet antiCOVID në zonat me infeksione të mëdha.