Në të gjitha 35 xhamitë e qytetit të Kolnit do të lejohet thirrja e ezanit me zë të lartë të premteve nga ora 12:00 e deri në ora 15:00.
Kjo pas një marrëveshjeje të arritur mes bashkisë dhe komunitetit vendas të besimtarëve.
Këtu përfshihet edhe Xhamia Qendrore e këtij qyteti e cila është hapur në vitin 2018-të.
Kjo xhami kishte ngjallur debat pas akuzave të së djathtës ekstreme në kohen e vërshimit të azilantëve sirianë në vitet 2015 dhe 2016, shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv.
Kryebashkiakja e Kolnit, Henriette Reker, tha se lejimi i ezanit është shenjë respekti.
Reker tha se aty parashihet edhe që thirrjes së ezanit t’i bashkohen tringëllimat e këmbanës së katedralës.
“Marrëveshja mes qytetit të Koln dhe komunitetit musliman vendas tregon se diversiteti vlerësohet”.
“Lejimi i ezanit është një shenjë respekti.Marrëveshja parashikon që thirrjes së ezanit t’i bashkohen tringëllimat e këmbanës së katedrales gotike të qytetit”.
Sipas Bashkisë së Kolnit gjithsesi do të duhet të plotësojë rekomandimet për volumin e lejuar të altoparlantëve dhe të njoftojë paraprakisht banorët fqinjë.
Afro 4.5 milionë muslimanë jetojnë në Gjermani, që është grupi më i madh i pakicave fetare.