
Policia e Berlinit kreu sot në mëngjes kontrolle në shumë banesa dhe arrestoi 12 të dyshuar si terroristë
deklaruan prokurorët.
Një zëdhënës i policisë tha se ”450 oficerë morën pjesë në operacion, në të cilin u kontrolluan shumë banesa në katër zona të ndryshme të kryeqytetit gjerman”.
”Të dyshuarit ishin të lidhur me një numër krimesh, përfshirë financimin e terrorizmit”, theksuan prokurorët në një njoftim.
Pritet që të jepen detaje të mëtejshme gjatë ditës.
Vitin e kaluar, agjencia e brendshme e shërbimit sekret për Berlinin ka arrestuar 2 170 ekstremistë në qytet, 180 më shumë se një vit më parë.