Gjermani/Tifozi rrëzohet nga tribuna dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kampionatin gjerman ku një tifoz është rrëzuar nga tribuna e

Marketing

Veltins Arena (Gelsenkirchen) dhe ka ndërruar jetë. Lajmi është dhënë nga klubi i Schalkes, pas humbjes 0-3 me Leverkusen në kampionat.

“Jemi të shkatërruar kur raportojmë se një tifoz u rrëzua në tribunë sot dhe ndërroi jetë. U prehsh ne paqe”, shkruan Schalke.

Ndërkohë nëpërmjet një mesazhi në rrjet, tekniku i skuadrës Thomas Reis tha se në të tilla raste futbolli kalon në plan të dytë. “Ky lajm tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme se humbja. Ngushëllime familjes,” – tha ai. “Në të tilla raste, futbolli kalon në plan të dytë”./