Gjermania dhe Maqedonia vitin e kaluar kanë realizuar shkëmbim tregtar prej 3,15 miliardë euro

Mndesarrëdhëniet ekonomike-tregtare midis dy vendeve, mundësitë për avancimin e tyre të mëtejshëm dhe përdorim më i madh i potencialeve për investim në Republikën e Maqedonisë nga ana e kompanive gjermane kanë qenë temë e diskutimit në takimin e ministres pa resor, e obliguar për investime të huaja, Zorica Apostolska, me ambasadorin gjerman Thomas Gerberih të realizuar dje në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup.

Marketing

Siç kumtuan nga Kabineti i ministres, bashkërisht u konstatua se bashkëpunimi i deritanishëm ekonomik midis dy shteteve është në nivel të lartë, për çka, përveç bashkëpunimit të shkëlqyeshëm tregtar, flet dhe fakti se në Maqedoni punojnë rreth 200 firma ma kapital gjerman, ku të punësuar ka mbi 20 mijë njerëz. Gjermania dhe Maqedonia në vitin 2017 realizuan shkëmbim tregtar prej 3,15 miliardë euro.

Ambasadori Gerberih, theksohet, ka potencuar se stabilizimi i klimës politike, puna e procesit reformues, veçanërisht parashikimi i sigurisë juridike janë faktor i rëndësishëm që kompanitë gjermane të investojnë në Maqedoni, dhe pret që trendi pozitiv në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve të vazhdojë edhe më tej.

Ministrja Apostolska, theksohet më tej, e informoi ambasadorin që kohët e fundit hyri në fuqi Ligji për mbështetje financiare, që mundëson stimulim dhe mbështetje të kompanive të huaja dhe vendase, në një mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese, për të filluar investime të reja në vend.

“Nga ana e ambasadorit gjerman dhe ministres, së bashku u vlerësua se Gjermania është aleat i rëndësishëm politik i Maqedonisë në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe progresin të cilin e bën vendi në afrimin drejt BE-së dhe NATO-s”, thuhet në kumtesë.

Marketing