Gjermania do i dërgojë Ukrainës raketa dhe anti-tanke

Gjermania mori sot vendimin se do të furnizojë me armë Ukrainën. Ky vendim vjen pasi i rezistoi thirrjeve të mëparshme të Kievit për armatim mbrojtës.

Në marrëveshjen e saj të koalicionit, qeveria gjermane kishte rënë dakord për një politikë kufizuese të eksportit të armëve që nuk lejon asnjë dërgesë armësh në rajonet e krizës. Dorëzimi i armëve të tilla ka gjithashtu konotacione historike pas Luftës së Dytë Botërore.

“Sulmi rus shënon një ndryshim në kohë. Është detyra jonë të mbështesim Ukrainën sa më shumë që të mundemi duke u mbrojtur kundër ushtrisë pushtuese të Putinit. Prandaj ne do të ofrojmë 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger miqve tanë në Ukrainë,”-shkroi kancelari gjerman Olaf. Scholz në Twitter.

Marketing