Ministri i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë Hajko Mas, e përshëndeti marrëveshjen e arritur me Greqinë për emrin dhe shfaqi shpresë se në të ardhmen edhe vendimet të cilat do të jenë në lidhje me NATO-n dhe BE-në do të jenë sinjal i qartë për qytetarët e Maqedonisë.
“Shpresoj se në vendin tuaj kjo zgjidhje do të pritet mirë nga qytetarët. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje ta përkrahim atë proces”, deklaroi Mas në konferencën e përbashkët për shtyp në Berlin me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Potencoi se kjo çështje është vendimtare për interesat evropiane dhe gjermane.
“Në Maqedoni viteve të fundit ka proces impresiv të reformave dhe i cili, gjithashtu tani tregon rezultate në vend dhe meriton të marrë mirënjohje nga tërë Bashkimi Evropian. Për atë ju përkrahim të tregoni vendosmëri edhe më tutje dhe t’i realizoni reformat e nevojshme”; tha Mas.
Shfaqi shpresë se në të ardhmen edhe vendimet të cilat do të jenë në lidhje me NATO-n dhe BE-në do të jenë sinjal i qartë për qytetarët e Maqedonisë dhe do të konfirmojnë se do të shkohet më tutje në drejtim të perspektivave evropiane.
Në pyetjen e gazetarëve nëse është i gatshëm të lobojë për ndihmë të afrimit të procesit eurointegrues të Maqedonisë, Mas tha se absolutisht janë të gatshëm.
“Jam i bindur se pozita e Qeverisë do të pranohet nga Parlamenti, si dhe nga miqtë tanë francez dhe holandez me të cilët në mënyrë intensive do të bisedojmë në ditët e ardhshme që të vijmë deri te pozita e përbashkët”, tha Mas.